Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë pranë Gardës së Republikës, ku një qen është goditur nga një makinë.
Qytetari që ka dërguar videon apelon tek shoqatat e kafshëve dhe vullnetarët për ndihmë të menjëhershme. Ai tregon se çdo moment ka rëndësi, pasi jeta e qenit të shkretë është në rrezik. Sipas tij, kafsha ndodhet në gjendje të rënduar dhe ka nevojë urgjente për kujdes veterinar.
Ngjarja tregon edhe njëherë rëndësinë e ndërgjegjësimit për sigurinë e kafshëve në rrugë dhe nevojën për reagim të shpejtë nga komuniteti për të shpëtuar jetë të pafajshme. Autoritetet po ashtu duhet të marrin masa ndaj shoferëve që shkaktojnë aksidente ndaj kafshëve dhe shpesh shpëtojnë pa u ndëshkuar.