Gjimnazisti hyn live në TikTok në orën e qytetarisë: Rrimë kot, tallim…

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 30.03.2026, 12:41

Një fenomen shqetësues po raportohet së fundmi në shkollat shqiptare, ku përdorimi i telefonave gjatë orëve të mësimit po ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e edukimit dhe disiplinën në klasa. Një prind nga Elbasani i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një rast konkret, që sipas tij pasqyron një problem gjithnjë në rritje.

Ngjarja ka ndodhur në një shkollë profesionale të qytetit, ku një nxënës ka hyrë “live” në rrjetet sociale gjatë zhvillimit të orës së qytetarisë. Në videon e transmetuar, sipas prindit, nxënësit shihen duke përdorur telefonat dhe duke bërë sjellje të papërshtatshme, ndërsa në sfond dëgjohet mësuesja që vijon shpjegimin e mësimit.

Sipas denoncuesit, kjo nuk është një situatë e izoluar. Ai shprehet se raste të ngjashme po ndodhin gjithnjë e më shpesh, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi kontrollin në klasa dhe respektimin e rregullave gjatë procesit mësimor.

Prindërit kërkojnë më shumë vëmendje nga drejtuesit e shkollave dhe institucionet përkatëse, duke theksuar nevojën për masa konkrete që do të kufizonin përdorimin e telefonave gjatë mësimit dhe do të rikthenin fokusin tek edukimi i nxënësve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit