Skënder Hita zgjidhet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.03.2026, 11:32

Gara e shpallur nga Ministria e Brendshme për drejtimin e Policisë së Shtetit ka përfunduar. Skënder Hita është zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Vendimi është miratuar sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Në 5 vitet e fundit, Hita ka qenë drejtues në qarqet më të vështira në vend, Shkodër, Durrës, Dibër dhe së fundmi në Fier. Hita do të marrë frenat e Policisë së Shtetit në një moment sfidues për rendin dhe sigurinë në vend.

Largimi i Ilir Prodës nga drejtimi i Policisë së Shtetit më 1 mars hapi zyrtarisht garën për zgjedhjen e kryepolicit të ri. Në garë ishin gjithsej 14 kandidatë: Afrim Tafa, Alfred Çepe, Arjanit Arap, Elidon Çela, Gentian Berberi, Gentjan Shehaj, Idajet Faskaj, Lorenc Panganika, Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi,Rebani Jaupi, Saimir Boshnjaku,Skënder Hita dhe Tonin Voci. Dosjet e kandidatëve u vlerësuan nga Komisioni në Ministrinë e Brendshme i përbërë nga zv/ministrja e Brendshme Silva Caka, sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, Kledia Ngjela dhe kreu i AMP-së Eduart Merkaj. Më pas tre emra u dërguan nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në tavolinën e kryeministrit Edi Ramës, ku u zgjodh Sënder Hita.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit