Qeveria sot pritet të miratojë shpërblimin 500 mijë € për Kombëtaren dhe pagën e 13-të

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.03.2026, 08:57

Qeveria e Kosovës pritet të mbajë sot mbledhjen e rregull, e cila është paraparë të nisë nga ora 09:00.

Në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje do të jetë miratimi i shpërblimit prej 500 mijë eurosh për ekipin e Përfaqësueses së Kosovës në futboll, pas fitores së rëndësishme 4:3 të arritur të enjten në udhëtim ndaj Sllovakisë, në kuadër të gjysmëfinales së plejofit për Botërorin 2026.

Gjithashtu, në këtë mbledhje pritet të miratohet edhe vendimi për dhënien e pagës së 13-të.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit