Një qytetar ka gjetur një zonjë të moshuar që dyshohet se ka humbur, në zonën e Don Boskos, konkretisht në rrugën Turhan Pashë Përmeti.
Sipas qytetarit, e moshuara është e çorientuar dhe ka shfaqur vështirësi në kujtesë. Ajo ka deklaruar se quhet Xhuliana Baruti dhe se ka dy vajza, ndërsa përmend edhe një person me emrin Agron. Dyshohet se familjarët e saj mund të jetojnë në zonën e Lanës, por informacioni mbetet i paqartë.
Situata bëhet edhe më urgjente për shkak të temperaturave të ulëta, ndërsa ora ka kaluar 22:30 dhe e moshuara ndodhet ende jashtë.
Qytetari që e ka gjetur apelon që rasti të publikohet sa më shpejt, me shpresën që familjarët apo persona që e njohin të reagojnë dhe ta marrin përpara se të përballet me rrezik për shëndetin e saj.
Nëse dikush ka informacion për identitetin ose familjarët e saj, është i lutur të reagojë menjëherë.