“Ky person u del makinave para, mund të marrë në qafë ndonjë shofer”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.03.2026, 22:25

Një situatë tepër shqetësuese është raportuar në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar, i cili ka ngritur alarmin për një person që po rrezikon jetën e tij dhe të drejtuesve të mjeteve në aksin Nikel–Fushë Krujë.

Sipas denoncimit, personi në fjalë është parë duke u dalë vazhdimisht përpara automjeteve në lëvizje, madje edhe kamionëve, duke bllokuar rrugën dhe krijuar rrezik të menjëhershëm për aksident.

“U del makinave para, pret rrugën… është urgjente, mund të marrë në qafë ndonjë shofer”, shprehet qytetari që ka dërguar edhe pamje nga vendngjarja.

Nga sa shihet dhe raportohet, personi nuk duket në gjendje të mirë, ndërsa nuk dihet nëse është nën efektin e alkoolit apo vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Qytetari apelon që rasti të bëhet publik sa më shpejt, me shpresën që familjarët ta identifikojnë dhe ta marrin, përpara se të ndodhë ndonjë tragjedi.

Ndërkohë, u bëhet thirrje edhe autoriteteve që të ndërhyjnë urgjentisht për të shmangur çdo rrezik për jetën në këtë segment rrugor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit