Hajduti hyn në oborrin e të moshuarve në Vlorë, dhe u merr vazot me lule

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 29.03.2026, 20:26

Një ngjarje e pakëndëshme ka ndodhur së fundmi në Vlorë, ku një person i paidentifikuar ka hyrë në oborrin e një banese private dhe ka vjedhur vazot me lule.

Sipas denoncuesit, autori është kapur nga kamerat e sigurisë teksa merrte lulet dhe i vendoste në automjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e prindërve të tij, të moshuar, të cilët e kanë ndërtuar dhe përkujdesur me sakrifica këtë ambient për dekada.

“Ky nuk është vetëm një dëm material. Na ka lënduar shumë moralisht,” – thotë qytetari, duke theksuar se këto gjëra të vogla kanë një vlerë të veçantë për prindërit e tij.

Ai apelon që rasti të bëhet publik, në shpresën se dikush mund ta njohë personin ose të ndërgjegjësohen ata që kryejnë veprime të tilla.

Ngjarje si kjo, edhe pse mund të duken të vogla, tregojnë një mungesë të theksuar respekti ndaj pronës dhe mundit të tjetrit, veçanërisht kur preken familje të moshuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit