Një shqiptar zgjidhet nënkryetar i komunës Étampes në Francë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.03.2026, 15:35

​Besart Blakaj ka marrë zyrtarisht detyrën si Nënkryetar i Komunës Étampes në Francë, duke u bërë pjesë e rëndësishme e udhëheqjes lokale në këtë rajon.

​Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Blakaj ka bërë të ditur se emërimi i tij vjen si vazhdimësi e angazhimit të tij për t’u shërbyer qytetarëve dhe qytetit të tij. Ai ka falënderuar kryetarin e kësaj komune, Gilles Bayart, për besimin e dhënë.

​”Sot marr detyrën si Nënkryetar i Étampes me krenari dhe vendosmëri. Ky zotim është pjesë e rrugëtimit tim: të veproj konkretisht për qytetin tonë dhe banorët e tij,” ka deklaruar Blakaj.

​Në fotografitë e publikuara nga ceremonia, Blakaj shihet i veshur me shiritin zyrtar të shtetit francez, i cili simbolizon autoritetin e tij të ri në ekzekutivin lokal

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit