Ekspozita për masakrat, OVL-UÇK proteston të hënën para Kuvendit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.03.2026, 15:25

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë reaguar ashpër ndaj ekspozitës mbi masakrat e luftës së fundit në Kosovë, duke e cilësuar atë si përpjekje për relativizim të krimeve serbe.

Kjo organizatë ka njoftuar se nesë r do të protestojnë para Kuvendit të Kosovës.

Njoftimi i plotë :

Të dashur bashkëluftëtarë, familjarë të të rënëve dhe të gjithë ju qytetarë të fyer nga ekspozita e vendosur në qendër të Prishtinës me synim shtrembërimin e së vërtetës për Luftën Çlirimtare, Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, ju ftojnë të bashkoheni në protestë, për kundërshtimin e këtyre tentimeve të ulëta anti historike.

Protesta do të mbahet nesër, më 30 mars, në ora 13:00, para Kuvendit të Republikës së Kosovës, institucion ky që ka financuar ekspozitën në fjalë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit