Zyrat e identiTek në Shkodër në gjendje skandaloze si në mesjetë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.03.2026, 10:56

Pamjet nga zyrat e aplikimit për pasaporta dhe karta identiteti në Shkodër tregojnë kushte të papranueshme për qytetarët. Muret janë të mbuluara me myk, dritaret të mbyllura me kartona, ndërsa ambienti nuk plotëson as standardet minimale të higjienës, duke krijuar një situatë të rrezikshme dhe jo dinjitoze për shërbimin publik.

Qytetarët që shkojnë për të marrë shërbime paguajnë për to dhe presin kushte të pastra dhe profesionale, të cilat nuk po ofrohen aktualisht. Kjo gjendje përbën një turp për institucionet përgjegjëse dhe tregon nevojën urgjente për përmirësim të infrastrukturës dhe menaxhimit të ambienteve publike.

Kërkohet ndërhyrja e menjëhershme nga autoritetet lokale dhe qendrore për të rikthyer standardet minimale dhe për të garantuar që qytetarët të marrin shërbime në kushte të sigurta dhe të denja.

Denoncimi:

Kjo është e turpshme dhe e papranueshme! Po publikoj këto pamje nga zyrat e aplikimit për pasaporta dhe karta identiteti në Shkodër, ku kushtet janë skandaloze: mure të mbuluara me myk, dritare të mbyllura me kartona dhe një ambient që nuk plotëson as standardet minimale të higjienës. Jemi në vitin 2026, jo në vitet ’90! Qytetarët paguajnë për këto shërbime dhe meritojnë kushte dinjitoze, të pastra dhe profesionale. Kërkojm ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për të përmirësuar këtë situatë sa më shpejt. Për respekt të privatësisë, fytyrat e personave në foto janë të mbuluara. Gjithashtu, kërkoj që identiteti im të mbetet anonim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit