Rikthehet ora verore, akrepat u zhvendosën 1 orë përpara! Vini re ndonjë ndryshim?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.03.2026, 07:50

Sot, hyri zyrtarisht në fuqi ora verore. Në orën 02:00 të mëngjesit, akrepat e orës kaluan një orë përpara, duke shkuar direkt në 03:00.

Si pasojë e këtij ndryshimi qytetarët do të flenë një orë më pak atë natë, por do të përfitojnë ditë më të gjata dhe më shumë dritë gjatë pasdites. Ora verore do të zgjasë deri të dielën e fundit të muajit tetor, kur akrepat do të kthehen 1 orë pas.

Ndryshimi zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Europian dhe ka si qëllim kursimin e energjisë dhe shfrytëzimin më efikas të dritës natyrale.

Pajisjet moderne, si telefonat inteligjentë dhe kompjuterat, përditësohen automatikisht, ndërsa orët analoge duhet të rregullohen manualisht. Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri më 25 tetor 2026, kur do të rikthehet ora dimërore

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit