Grabiten 12 ton çokollata KitKat gjatë transportit në Europë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 28.03.2026, 18:51

Një vjedhje e pazakontë ka tronditur tregun europian të produkteve ushqimore, pasi një sasi e madhe çokollatash KitKat Crunchy është zhdukur gjatë transportit.

Sipas kompanisë, bëhet fjalë për një ngarkesë prej rreth 12 tonësh, e cila është vjedhur në Europë në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze, pasi ndodh në një moment kritik për shitjet, vetëm pak para festës së Pashkëve, një periudhë ku kërkesa për produkte të ëmbla rritet ndjeshëm.

Zyrtarët e kompanisë paralajmërojnë se grabitja mund të sjellë mungesa të përkohshme në raftet e dyqaneve, duke ndikuar drejtpërdrejt te konsumatorët dhe tregu. Ende nuk dihet se kush qëndron pas kësaj vjedhjeje apo nëse bëhet fjalë për një operacion të organizuar.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar përgjegjësit, ndërsa rasti konsiderohet një nga grabitjet më të mëdha të produkteve ushqimore të raportuara kohët e fundit në Europë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit