Irani rekruton 12-vjeçarë si “luftëtarë që mbrojnë atdheun”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.03.2026, 12:35

Irani ka prezantuar një program të ri rekrutimi për të rinjtë mbi moshën 12-vjeçare, të quajtur “Për Iranin”, i cili synon të përfshijë fëmijë dhe adoleshentë në aktivitete që lidhen me mbështetjen e forcave të sigurisë. Programi është bërë i ditur nga një zyrtar i Gardës Revolucionare Islamike, i cili e ka justifikuar si përgjigje ndaj “agresionit global” dhe kërkesës së publikut për të ndihmuar ushtrinë.

Sipas raportimeve, detyrat e të rekrutuarve mund të përfshijnë patrullime dhe shërbim në pika kontrolli, çka i ekspozon ata ndaj rrezikut, sidomos pasi këto objektiva kanë qenë më parë në shënjestër të sulmeve. Megjithatë, këto pretendime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur, ndërsa organizatat për të drejtat e njeriut shprehin shqetësim për përfshirjen e të miturve në struktura të sigurisë.

Ekspertët theksojnë se rekrutimi i fëmijëve në Iran nuk është fenomen i ri, por këtë herë duket se po ndodh në shkallë më të gjerë. Raste të mëparshme përfshijnë përdorimin e të rinjve në konflikte si lufta Iran-Irak dhe në Siri, si dhe në shtypjen e protestave të brendshme, shpesh duke shfrytëzuar fëmijë nga familje të varfra në këmbim të ndihmave materiale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit