“U ndje keq dhe vdiq”, zbardhet dëshmia e ‘miqve’ të grekut që u çua në spital pa shenja jete

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 28.03.2026, 11:40

Një 48-vjeçar nga Greqia ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar në Sarandë, pasi u transportua pa shenja jete në spital nga disa persona që e shoqëronin.

Bëhet fjalë për Pavlos Simeriontakis, me origjinë nga Athina, i cili u la në ambientet e spitalit nga shoqëruesit e tij. Këta të fundit, sapo e dorëzuan, u larguan menjëherë me një automjet të bardhë me targa greke.

Sipas dëshmive, 48-vjeçari ndodhej në Shqipëri për arsye tregtare, së bashku me një grup personash që merreshin me shitjen e pajisjeve të kuzhinës. Në ditët e fundit ata kishin qenë në Fier, ndërsa dje ndodheshin në Konispol, me plan për t’u kthyer drejt Greqisë përmes pikës kufitare të Qafë Botës.

Po sipas tyre, para nisjes për në kufi, Simeriontakis është ndjerë keq dhe më pas ka humbur jetën. Ata kanë deklaruar gjithashtu se ai vuante prej kohësh nga diabeti.

Ndërkohë, shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit