Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.03.2026, 11:29
Katër persona u përfshinë në një sherr të dhunshëm brenda një servisi makinash në lagjen 10 të Korçës, ku pronari i biznesit, Renaldo Xhixho, mbeti i plagosur pas përdorimit të një mjeti të mprehtë (gërshërë). Xhixho u dërgua me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Të plagosur janë edhe tre persona të tjerë, identifikuar si Ergys Themelko, Erion Demolli dhe Lidi Meno, me dëmtime të ndryshme: njëri në shpatull dhe krah, tjetri në fytyrë dhe i treti me lëndime të lehta, sipas burimeve nga spitali.
Ngjarja ka nisur pasi klientët, që kishin sjellë më parë një mjet për t’i ndryshuar ngjyrën, nuk ishin të kënaqur me rezultatin dhe u kthyen tek servisi për të shprehur pakënaqësinë, duke degjeneruar në konflikt fizik.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR