Bordi rrit sërish çmimin e naftës, arrin në 218 lekë për litër

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 28.03.2026, 10:13

Pas vetëm një dite ulje, çmimi i karburanteve është rritur sërish në vend. Në mbledhjen e zhvilluar mëngjesin e sotëm, Bordi i Transparencës së Hidrokarbureve vendosi rritjen e çmimit të naftës dhe benzinës në tregun e pakicës.

Sipas vendimit të ri, nafta është rritur me 15 lekë për litër, duke kaluar nga 203 lekë në 218 lekë për litër. Ndërkohë benzina është rritur me 6 lekë, nga 175 lekë në 181 lekë për litër.

Vendimi vjen vetëm një ditë pasi bordi kishte ulur çmimet e karburanteve. Ulja e mëparshme kishte shkaktuar reagime nga importuesit e naftës, të cilët pretenduan se përllogaritjet ishin bërë gabim dhe se çmimet e vendosura ishin nën kosto.

Sipas tyre, nëse vendimi nuk do të rishikohej, kompanitë do të përballeshin me humbje të mëdha dhe mund të detyroheshin të pezullonin furnizimin e tregut.

Ndërkohë, sipas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës, çmimet e reja janë:
Me shumicë, nafta 206 lekë për litër dhe benzina 169 lekë për litër.
Me pakicë, nafta 218 lekë për litër dhe benzina 181 lekë për litër.

Çmimi i gazit nuk ka pësuar ndryshim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit