Huthët e Jemenit kanë nisur të sot në mëngjes një sulm me raketa balistike në jug të Izraelit, duke aktivizuar sirenat në Beersheba dhe zonat përreth. Ky është ofensiva e parë nga grupi i lidhur me Iranin që nga fillimi i luftës në rajon, dhe Huthët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin e tyre të parë kundër Izraelit.
“Ne kemi kryer operacionin tonë të parë ushtarak duke përdorur raketa balistike kundër objektivave të ndjeshme ushtarake izraelite. Operacionet tona do të vazhdojnë derisa të arrihen qëllimet e deklaruara. Ne do të vazhdojmë derisa të ndalet agresioni në të gjitha frontet,” njoftuan Huthët.
Ushtria izraelite konfirmoi se një raketë e lëshuar nga Jemeni u rrëzua me sukses nga mbrojtja ajrore. Huthët janë një organizatë e armatosur politike dhe fetare që mbështet pakicën myslimane shiite në Jemen dhe deklarojnë se janë pjesë e “boshtit të rezistencës” të udhëhequr nga Irani kundër Izraelit, SHBA-së dhe Perëndimit në përgjithësi.