30-vjeçari në Bulqizë, godet veten me thikë në gjendje të dehur

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 27.03.2026, 20:46

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Bulqizë, ku një 30-vjeçar dyshohet se ka dëmtuar veten me thikë, ndërsa ndodhej në gjendje të dehur.

Sipas informacionit zyrtar, rreth orës 17:30, shtetasi me inicialet Xh.D., banues në fshatin Dushaj, është vetëplagosur me mjet prerës. Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërsa ende nuk dihen detaje të tjera mbi gjendjen shëndetësore të të riut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit