Një 30-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Silea të Italisë, pasi dyshohet se ka shpërndarë lëndë narkotike, edhe pse ndodhej në arrest shtëpie me byzylyk elektronik.
Sipas mediave italiane, kontrolli është ushtruar mbrëmjen e së enjtes në banesën e tij, ku është gjetur edhe një grua 44-vjeçare nga zona e Trevisos.
Gjatë kontrollit ndaj saj, në çantë iu zbuluan rreth 56.9 gramë kokainë, 22.21 gramë hashash dhe 7.48 gramë heroinë.
Nga verifikimet paraprake, dyshohet se lënda narkotike i përkiste 30-vjeçarit, i cili ia kishte dorëzuar gruas.
Më pas, në banesë u gjetën dhe u sekuestruan peshore precize, materiale për paketim si dhe mbetje të lëndëve narkotike.
Në përfundim të veprimeve, shqiptari është rikthyer në arrest shtëpie me urdhër të autoriteteve, ndërsa gruaja është proceduar në gjendje të lirë.
Çështja është ende në fazën e hetimeve paraprake.