Çmontohet banda shqiptare në Valencia, arrestohen 8 persona

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.03.2026, 14:54

Policia Kombëtare spanjolle ka goditur një grup kriminal shqiptar në provincën e Valencias, i cili merrej me kultivimin dhe shpërndarjen e kanabisit në shkallë të gjerë. Në total u arrestuan tetë persona, një grua dhe shtatë burra të moshës 19–38 vjeç, të dyshuar për organizatë kriminale, trafik droge dhe mashtrim me energjinë elektrike. Gjatë operacionit u arrestua edhe një person tjetër për blerje të mbi 12 kilogramëve kanabis nga kjo bandë.

Hetimet, që nisën në qershor 2025, zbuluan se grupi përdorte banesa të marra me qira në zona të izoluara për të ngritur plantacione të sofistikuara me pajisje moderne si drita LED, filtra karboni dhe ventilim. Organizata përdorte dokumente false dhe persona të tretë për kontrata, ndërsa aktivitetet i shpërndante në disa objekte për të shmangur zbulimin. Punëtorët, kryesisht nga i njëjti vend, merreshin me mirëmbajtjen e plantacioneve.

Gjatë kontrolleve në gjashtë objekte, policia shkatërroi tre plantacione dhe sekuestroi 1.075 bimë kanabisi, 33 kilogramë drogë dhe pajisje të shumta. Operacioni përfundoi me arrestimin e tetë anëtarëve, ku katër prej tyre u lanë në paraburgim. Dy nga të arrestuarit kishin precedentë penalë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit