Luciana Kokaj: Resortin po e ndërton me polici, po shitjen do ta bëjë Bashkim Ulaj?

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 27.03.2026, 14:31

Prej afro dy muajsh, banorët e Rrjollit në Velipojë vijojnë protestat e përditshme kundër ndërtimit të resortit “Blue Borgo”, projekt që po zhvillohet nga biznesmeni Bashkim Ulaj.

Një nga zërat më aktivë të kësaj lëvizjeje, Luciana Kokaj, e cila përfaqëson edhe banorët e zonës, shprehet se çështja e tyre vijon të mbetet pa përgjigje nga institucionet. Sipas saj, dosja ndodhet në Prokurorinë e Shkodrës, por nuk po trajtohet me seriozitetin e duhur, duke e lënë situatën në vendnumëro.

Ajo ngre akuza të forta ndaj mënyrës se si po zhvillohet projekti, duke pretenduar se për realizimin e tij po përdoren struktura shtetërore dhe elementë të tjerë, në dëm të banorëve vendas. Në këtë klimë tensioni, Kokaj paralajmëron se toka që, sipas saj, u përket banorëve nuk do të dorëzohet dhe nuk do të gëzohet nga askush tjetër.

Njëkohësisht, ajo bën thirrje për reagim më të gjerë qytetar, duke theksuar se problemi i pronës nuk është i izoluar vetëm në Rrjoll, por një fenomen që prek shumë familje në të gjithë Shqipërinë.

Ndërkohë, edhe pse protestat vijojnë çdo ditë dhe përplasjet me policinë janë bërë të zakonshme në zonë, institucionet shtetërore nuk kanë dhënë ende një zgjidhje konkrete, duke e lënë situatën pezull dhe banorët në një betejë të gjatë për atë që ata e konsiderojnë të drejtën e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit