Linda bukuroshja e OBP, ky emër që së fundmi e keni parë të denoncohet mëngjes-drekë-darkë për gllabërimet e frikshme të Buxhetit të Shtetit duket se përdorka si sekser të shoqin.
Bonnie & Clyde i Buxhetit Shqiptar bukuroshja dhe Edigen Pogaj, çifti dyshohet se ka krijuar një mekanizëm për paracaktimin e fituesve të tenderave publikë në këmbim të përfitimeve financiare.
Roli i "Sekserit" dhe Takimet e Fshehta Edigen Pogaj (jurist në një kompani private) është në qendër të operacionit si ndërlidhës.
Fituesit paracaktohen përpara shpalljes zyrtare, ku ofertat fituese përkojnë çuditërisht me vlerën maksimale të fondit limit. Për t'i shpëtuar përgjimeve të SPAK dhe BKH, përdoren numra telefoni të huaj, takime në vende të izoluara dhe ndërrim i shpeshtë i pajisjeve celulare. Shumat e dyshuara si ryshfet nuk lëvizin drejtpërdrejt, por përmes shoferëve dhe personave të besuar (palë të treta).
Pastrimi i Parave dhe Pasuritë e Fshehura Dyshimet kryesore mbi destinacionin e parave të korrupsionit lidhen me investimet në pasuri të paluajtshme, blerje pronash të kamufluara në emër të të afërmve. Qarkullimi në biznes, futja e parave "cash" në kompani private për t'i legalizuar ato, ndërsa përfituesit janë një listë me emra kontraversë.
Arlinda Pogaj akuzohet se ka firmosur tendera për një listë të gjatë biznesmenësh, ku përfshihen emra si: Lefter Lamaj, Gëzim Salillari, Nadir Çausholli, Safet Gjici, Klod Allajbeu, Vilma Nushi, Agim Kajmaku dhe dhjetëra të tjerë.
Disa nga këta përfitues rezultojnë të dënuar më parë për trafik droge, prostitucion dhe krim të organizuar. Rreth 20 prej tyre janë tashmë pjesë e dosjeve aktive të SPAK-ut për korrupsion me paratë publikre të denoncuara vazhdimisht nga JOQ Albania.
Thirrje zyrtare Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) që të nisë monitorimin me metoda speciale të lëvizjeve të Edigen Pogajt dhe sekserëve të tjerë, duke kërkuar kontroll të imtësishëm të llogarive bankare dhe pasurive të padeklaruara të çiftit dhe bashkëpunëtorëve të tyre.