Temperaturat që kanë zbritur nën zero kanë rikthyer reshjet e borës në vend, duke përfshirë kryesisht zonat malore nga jugu deri në veri.
Gjatë ditës së sotme, në Qarkun e Gjirokastrës janë shënuar reshje dëbore në lartësitë mbi 800 metra. Sipas strukturave të emergjencave civile, gjatë natës territori është përfshirë nga reshje shiu me intervale, që në disa momente kanë arritur intensitet mesatar.
Ndërkohë, në zonat mbi 800 metra, reshjet e borës kanë qenë me intensitet të ulët. Pavarësisht kushteve atmosferike, nuk raportohen probleme apo bllokime në akset rrugore.
Megjithatë, kjo situatë ka dhuruar edhe një pamje vërtet përrallore, duke mbuluar zonat malore me një shtresë të bardhë dëbore që i jep peizazhit një bukuri të veçantë.