Festa e Kombëtares së Kosovës! 500,000€ shpërblim për fitoren

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 27.03.2026, 12:45

Mbrëmjen e djeshme, "Dardanët" kanë shënuar një fitore epike ndaj Sllovakisë me rezultatin 4-3, në një ndeshje që do të mbahet mend gjatë për emocionet dhe përmbysjet e shumta.

Kjo fitore në gjysmëfinalen e fazës play-off e dërgon Kosovën në finalen e madhe, ku do të vendoset fati i kualifikimit për në turneun më të rëndësishëm ndërkombëtar të futbollit.

Ndeshja ishte një "slitë" emocionesh për tifozët. Kosova tregoi karakter të jashtëzakonshëm duke arritur të mposhtë mbrojtjen e fortë sllovake. Me një sulm mjaft efikas, djemtë tanë arritën të tundin rrjetën katër herë, duke i bërë ballë presionit të vazhdueshëm të kundërshtarit që nuk u dorëzua deri në vërshëllimën finale.

Rruga drejt Kupës së Botës 2026 kalon tashmë përmes një sfide tjetër gjigante. Në finalen e këtij rrugëtimi, Kosova do të përballet me Turqinë, e cila siguroi biletën e finales pasi mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen tjetër.

Kombëtarja e Kosovës do të përfitojë 500,000€ nga qeveria për fitoren e djeshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit