Rikthehen reshjet e dëborës në Shqipëri, ulje e ndjeshme e temperaturave në zonat malore

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.03.2026, 09:00

Reshjet e dëborës janë rikthyer në disa zona malore të Shqipëria, duke sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturave dhe kushte të pazakonta për këtë periudhë pranverore. Fenomeni ka prekur disa qarqe, kryesisht në lartësi të mëdha, ku dëbora në disa raste ka krijuar edhe vështirësi në qarkullim.

Qarkun Elbasan, reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat e Gjinarit dhe Zavalinës me intensitet mesatar, ndërsa në zonat malore të Librazhdit, si Steblevë dhe Qarrishtë, ato kanë qenë më intensive, duke mbuluar territorin me shtresa dëbore.

Elbasan

Qarkun Kukës, gjatë natës ka mbizotëruar mot i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe dëbore. Në zonat mbi 900 metra, si Arrën, Bushtricë, Grykë-Çajë, Topojanë, Zapot dhe Shishtavec, dëbora ka arritur deri në 5 cm, pa krijuar probleme të mëdha në qarkullim, megjithëse janë raportuar rënie gurësh në disa akse rrugore.

Kukes

Qarkun Korçë, reshjet kanë prekur lartësitë mbi 1100–1200 metra në zonat përreth Korçës dhe Pogradecit. Në segmente si Qafë Thanë dhe Dardhë, shtresa e borës ka qenë më e konsiderueshme, por ka nisur të shkrijë për shkak të temperaturave më të larta.

Korçe

Qarkun Dibër, dëbora ka përfshirë zonat mbi 300 metra, përfshirë Bulqizën dhe fshatrat përreth, ndërsa mbi 600 metra është raportuar edhe në Trebisht, Ostren, Fushë Bulqizë dhe Martanesh. Trashësia e saj ka shkaktuar vështirësi në qarkullim, sidomos në zonat pranë minierave, si dhe rrezikon të ndikojë negativisht në bujqësi për shkak të temperaturave të ulëta.

Diber

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit