“Vrasjen e Liridonës ma kërkoi burri i saj, Pacolli premtoi lirim nga burgu”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.03.2026, 08:30

Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë seancës së pasdites në gjykimin ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallas dhe Granit Plavës, ky i fundit ka dhënë mbrojtjen e tij duke deklaruar se vrasja ishte kryer me marrëveshje me Murselin. Sipas tij, Murseli i kishte premtuar se do ta nxirrte nga burgu brenda dy vitesh, duke pretenduar se ka ndikim dhe pushtet.

Plava tha se nuk qëndron pranë deklaratës së dhënë më herët në polici, duke pretenduar se ajo ishte marrë nën presion. Ai shtoi se kishte vepruar sipas marrëveshjes me Murselin dhe se kishte marrë përgjegjësinë për rastin, ndërsa pretendon se ishte trajtuar edhe me injeksion pas intervistimit. Duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit Skender Gojani, ai konfirmoi se ishte në dijeni për veprën penale, por jo për viktimën konkrete.

Sipas Plavës, Murseli i kishte thënë se për rastin ishte në dijeni edhe Behgjet Pacolli, duke theksuar se nuk do të qëndronte gjatë në burg. Ai pretendon se i ishte ofruar punë me pagë 1300 euro dhe një veturë luksoze, ndërsa kishte pranuar marrëveshjen për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike. Plava shtoi se vetëm të nesërmen kishte kuptuar se viktima ishte bashkëshortja e Murselit, duke shprehur keqardhje për ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit