Shqipëria dorëzohet në Varshavë, Polonia përmbys gjithçka dhe shuan ëndrrën kuqezi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.03.2026, 22:56

Ëndrra e Kombëtares shqiptare për një vend në Botëror ka marrë fund, pasi Polonia arriti një përmbysje 2-1 në Varshavë.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 43-të, kur Arbër Hoxha finalizoi me sukses një aksion të bukur. Gjithçka nisi nga rikuperimi i topit nga Mitaj, vijoi me një pasim të gjatë nga Ismajli dhe përfundoi me Hoxhën që shmangu portierin polak për të dërguar topin në rrjetë.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Shqipërisë, por në fraksionin e dytë skuadra nuk arriti ta ruajë avantazhin.

Fillimisht, Robert Levandovski riktheu baraspeshën, ndërsa në minutën e 72-të Zielinski realizoi golin që i dha fitoren dhe kualifikimin Polonisë në këtë përballje të vlefshme për gjysmëfinalen e “play-off”-it të Botërorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit