Shqipot po bëjnë tifo për Shqipërinë… Gjeli i Himarës i uron greqisht pavarësinë grekëve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.03.2026, 22:05

Teksa të gjithë shqiptarët po bëjnë tifo për Shqipërinë në ndeshjen kundër Polonisë, Vangjel Tavo në Himarë ka patur festë por siç duket jo për shqiponjat...

Në faqen zyrtare të Bashkisë Himarë ka ndodhur diçka e pazakontë. Kryetari i bashkisë Gjel Tavo ka zgjedhur institucionin shtetëror për të uruar festën e pavarësisë së Greqisë, duke e shkruar mesazhin në gjuhën greke ndërsa një urim për ndeshjen e sotme të Kombëtares Shqiptare nuk ka ardhur...

Ndonëse respekti për minoritarët është legjitim, mbetet e paqartë pse një institucion i Republikës së Shqipërisë kthehet në një tabelë urimesh për festat kombëtare të një shteti tjetër.

Urimi, i shprehur edhe në gjuhën greke, ka provokuar diskutime online mbi kufirin mes respektit ndërkombëtar dhe protokollit zyrtar të një bashkie shqiptare. Kritikët pyesin nëse një veprim i tillë i shërben komunikimit institucional apo i kalon kompetencat e një kryebashkiaku në territorin e Shqipërisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit