Po na “rrjepin” në Shqipëri: Shihni sa kushton litri i naftës në Slloveni

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.03.2026, 21:24

Një qytetar shqiptar që po udhëton nëpër Evropë ka ndarë një mesazh pranë redaksisë sonë, duke nxjerrë në pah realitetin e hidhur të çmimeve të karburantit që paguajmë në vendin tonë në krahasim me shtetet e Bashkimit Evropian.

Përmes një fotoje të shkrepur në një pikë furnizimi në Slloveni, shihet qartë se çmimi për një litër naftë është 1.69 euro, një shifër kjo që është dukshëm më e ulët se ajo që shfaqet në tabelat e pikave të karburantit në Shqipëri.

Ky denoncim vjen si një goditje për xhepat e shqiptarëve, të cilët edhe pse jetojnë në një nga vendet me të ardhurat më të ulëta në rajon, detyrohen të paguajnë çmime "luksi" për të mbushur serbatorët e mjeteve të tyre.

Diferenca bëhet akoma më e rëndë kur mendon se fuqia blerëse dhe pagat në Slloveni janë disa herë më të larta se në Shqipëri, e megjithatë atje qytetarët arrijnë të furnizohen me çmime më ekonomike.

Fotoja tregon se për rreth 49 litra naftë, qytetari ka paguar 83.12 euro, një shifër që në tregun tonë do të ishte shumë më e lartë duke kaluar shpesh pragun e 200 lekëve për litër në pika të caktuara.

Ky kontrast i fortë ngre sërish pyetjen se përse në Shqipëri nafta vazhdon të mbetet në nivele kaq të larta, ndërkohë që në vende shumë më të zhvilluara të Evropës, tregu reflekton shifra shumë më të përballueshme për konsumatorët e thjeshtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit