Vëmendja e sfidës së sotme mes Polonisë dhe Shqipërisë nuk do të jetë vetëm te fusha e blertë, pasi sytë e publikut pritet të kthehen edhe nga tribunat e stadiumit në Varshavë.

Sebastian Szymanski, një nga emrat më të lakuar të kombëtares polake dhe mesfushori që po shkëlqen pas transferimit te Stade Rennais në Francë, do të ketë një mbështetje shumë speciale në këtë përballje vendimtare.

Bëhet fjalë për të dashurën e tij, Dariane Row, e cila konsiderohet si një nga modelet më të ndjekura dhe provokuese në rrjetet sociale, e cila ka udhëtuar drejt Polonisë për të qenë pranë partnerit të saj në këtë natë të rëndësishme.

Dariane Row është një modele 22-vjeçare me origjinë nga Ukraina, e cila ka arritur të ndërtojë një bazë të gjerë ndjekësish në Instagram dhe TikTok falë stilit të saj unik dhe bukurisë që nuk kalon pa u vënë re.

Ajo njihet si një influencuese mjaft aktive, ku ndan rregullisht momente nga sesionet fotografike, vlogje mbi modën dhe jetën e saj të përditshme.

Edhe pse dyshja është treguar mjaft e rezervuar për jetën private, duke i publikuar fotot e para së bashku vetëm gjatë vitit 2024, prania e saj në stadium sot pritet të shtojë sharmin në ambientin e nxehtë të play-off-it, duke u shndërruar në "muzën" që kërkon të frymëzojë yllin polak përballë kuqezinjve tanë.
