Publikohet formacioni i Kombëtares kundër Polonisë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 26.03.2026, 19:14

Shqipëria zbret në fushë për një sfidë që konsiderohet si “finalja” e parë në rrugën drejt kualifikimit në Botëror, teksa kuqezinjtë do të përballen në Varshavë me Poloninë.

Sipas burimeve, trajneri Sylvinho ka vendosur t’i qëndrojë besnik formacionit të provuar në stërvitjen e një dite më parë, duke zgjedhur skemën 4-2-3-1.

Në portë do të jetë Strakosha, ndërsa katërshja mbrojtëse përbëhet nga Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Në mesfushë do të veprojnë Asllani dhe Shehu, me Laçin më të avancuar në rolin e organizatorit. Në krahë do të aktivizohen Uzuni dhe Hoxha, ndërsa në majën e sulmit do të vendoset Bajrami.

Ndërkohë, pritet të publikohet edhe formacioni zyrtar i përfaqësueses së Polonisë.

Formacioni zyrtar: Shqipëria (4-2-3-1): Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj, Asllani, Shehu, Uzuni, Laçi, Hoxha, Bajrami.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit