Çmendet shoferi i kamionit me ngarkesë, parakalon autobusin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 26.03.2026, 17:52

Një ngjarje tepër shqetësuese është regjistruar në zonën e Radës, ku një kamion me ngarkesë ka kryer një manovër ekstremisht të rrezikshme, duke parakaluar një autobus në vijë të pandërprerë.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, drejtuesi i kamionit jo vetëm që ka tentuar, por ka arritur ta përfundojë parakalimin në një segment rruge ku një veprim i tillë është rreptësisht i ndaluar pasi nuk mund të frenojë në kohë për shkak të ngarkesës. Për disa sekonda, situata ka qenë pranë një përplasjeje të mundshme ballore, duke rrezikuar jetën e pasagjerëve në autobus dhe të gjithë përdoruesve të tjerë të rrugës.

Ky veprim i papërgjegjshëm tregon edhe një herë rrezikun që vjen nga shkelja e rregullave bazë të qarkullimit rrugor, sidomos nga mjetet e tonazhit të rëndë, të cilat në raste aksidentesh mund të shkaktojnë pasoja fatale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit