Adoleshentja në Korçë tenton për herë të tretë t’i jap fund jetës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 26.03.2026, 16:50

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një adoleshente ka tentuar të hidhet nga kati i tretë i një pallati. Kjo ishte përpjekja e saj e tretë për vetëvrasje; dy ditë më parë ajo kishte tentuar të hidhej nga dritarja e banesës së saj, ndërsa rreth tre muaj më parë kishte provuar po nga i njëjti ballkon.

Sipas raportimeve paraprake, një i ri që po hynte me shpejtësi në hyrjen e pallatit ka qenë ai që ka parandaluar fatkeqësinë, duke shpëtuar vajzën. Në vendngjarje kanë mbërritur gjithashtu shërbimet e policisë, të cilat kanë ndërhyrë.

Kur adoleshentja tentoi të vetëvritej për herë të dytë, raportohet se shkak ishte ndjenja e turpit pas konflikteve të vazhdueshme mes nënës së saj dhe personave të tjerë në lagje, situata që më pas çoi në grindje dhe tensione të vazhdueshme. Mësohet gjithashtu se familja jeton në kushte të vështira ekonomike, ndërsa babai i vajzës ndodhet në burg.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet për arsyet e sakta që e kanë shtyrë adoleshenten të ndërmarrë këtë veprim ekstrem.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit