Xhakolli dhe tenderat miliona lekë për oligarkun Ulaj në prag të zgjedhjeve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.03.2026, 15:55

Një vit më parë, më 26 mars 2025, denoncuam publikisht një praktikë të dyshimtë të përdorimit të fondeve publike në prag zgjedhjesh, ku kryebashkiakë të lidhur me mazhorancën akuzoheshin se orientonin tenderat drejt kompanive të preferuara për përfitime elektorale. Ndërsa disa prej tyre lanë mandatet për të siguruar vota si kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, të tjerë, si Ilir Xhakolli, vijuan të qëndrojnë në detyrë duke administruar fonde publike në mënyrë të kontestuar.

Në qendër të denoncimit tonë ishte tenderi për ndërtimin e sistemit të kanalizimeve në Udenisht, Pogradec, i fituar nga kompania “4 A-M” SHPK, e lidhur me Ardit Metaliaj dhe e konsideruar si pjesë e interesave të Bashkim Ulaj. Edhe pse në garë morën pjesë 4 operatorë ekonomikë, fitues u shpall sërish i njëjti subjekt, ndërsa kontrata parashikonte 24 muaj për përfundimin e punimeve. Sipas të dhënave të publikuara, kjo kompani ka përfituar rreth 10 miliardë lekë në çdo vit zgjedhor, duke ngritur dyshime të forta mbi transparencën dhe barazinë në procedurat tenderuese.

Ajo që e bën edhe më shqetësues këtë rast është fakti se i njëjti model u përsërit edhe në vitin 2021, kur i njëjti tender iu dha të njëjtës kompani vetëm një muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Pavarësisht se ne e denoncuam këtë çështje që në atë kohë, nuk pati hetime apo reagim institucional. Sot, më 26 mars 2026, gjithçka mbetet njësoj, fondet publike vijojnë të shpërndahen në mënyrë selektive, ndërsa mungesa e llogaridhënies e kthen këtë fenomen në një problem të thellë dhe të vazhdueshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit