Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen katër persona

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.03.2026, 15:20

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë zonës së njohur si Ura me Harqe. Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një “Mini Cooper” dhe një mjet tip “Golf 6”, të cilat janë dëmtuar ndjeshëm si pasojë e impaktit.

Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime, ndërsa një grua ka mbetur e bllokuar për disa minuta brenda automjetit për shkak të deformimit të mjetit. Ajo është nxjerrë nga shërbimet e emergjencës, të cilat ndërhynë menjëherë në vendngjarje për t’u dhënë ndihmën e parë të lënduarve.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, forcat e policisë kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e mundshme të drejtuesve të mjeteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit