Me Sonidën, Genardi del live në Instagram nga Psikiatria: Unë veç ia mshoj…

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.03.2026, 14:43

Një ngjarje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, ku Genard Hajdini, një personazh tashmë i njohur për publikun, ka sfiduar rregullat e institucionit ku po qëndron.

Përmes një videoje në Instagram, ai është shfaqur nga ambientet e spitalit psikiatrik, duke komunikuar hapur me ndjekësit e tij.

"Unë veç ia mshoj Instagramit..",-tha ai teksa shpjegoi se i kiahin futur sërish për të kuruar Sonidën. "Më thanë me atë rast po të kurojmë edhe ty... E kemi bo Psikiatrinë si rruga Tiranë-Durrës".

Shtrimi i vëlla e motër u krye sërish dje pasi ky i fundit publikoi sërish në rrjetet sociale të motrën gjysmë lakuriq.

Genardi është kthyer në një fenomen viral kohët e fundit, shpesh duke u bërë protagonist i memeve dhe videove satirike. Megjithatë, dalja e fundit nga një ambient spitalor ka rihapur diskutimin mbi kufirin midis argëtimit publik dhe nevojës për trajtim të duhur shëndetësor.

Pavarësisht rrethanave, ai duket se nuk e ka humbur dëshirën për të qenë në qendër të vëmendjes, duke treguar se "fama" e tij nuk njeh mure, qofshin këto edhe ato të një spitali.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit