Policia rikthehet në Rrjoll, Luçiana: Punimet rinisin nëse fadromat kalojnë sipër meje

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 26.03.2026, 14:22

Policia është rikthyer në zonën e Rrjollit për t’u komunikuar banorëve rinisjen e punimeve për resortin e Bashkim Ulaj, një projekt që prej kohësh ka ndezur përplasje të forta me komunitetin lokal.

Por në vend të mirëkuptimit, autoritetet janë përballur sërish me rezistencë. Banorët e Rrjollit nuk e kanë pritur aspak mirë lajmin, duke e konsideruar këtë ndërhyrje si një tjetër tentativë për t’u marrë tokën që e kanë trashëguar ndër breza.

Në qendër të kësaj përballjeje qëndron një figurë që po kthehet në simbol, Luçiana Kokaj. Sapo ka parë inspektorët dhe forcat e rendit, ajo është ulur këmbëkryq në tokën e saj, një gjest i thjeshtë, por me një mesazh të fortë.

Kur inspektorët e zonës i janë afruar për t’i komunikuar vendimin, Luçiana ka refuzuar të ngrihet. Me qetësi, por me vendosmëri, ajo u ka bërë të qartë se ndodhet në pronën e saj dhe se askush nuk ka të drejtë ta largojë. Fjalët e saj kanë qenë të drejtpërdrejta: ajo nuk do të çohet dhe nëse punimet do të vazhdojnë fadromat duhet të kalojnë si fillim mbi të.

Në këtë realitet të ashpër, figura si Luçiana Kokaj po shndërrohen në zëra të fortë rezistence, njerëz të zakonshëm që, përballë presionit, zgjedhin të mos lëvizin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit