“Skifterët” shqiptarë tmerr për italianët: Katër të arrestuar për dhjetëra vjedhje me vlerë qindra mijëra €

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.03.2026, 13:55

Një grup hajdutësh shqiptarë është goditur nga policia italiane, pasi prej kohësh konsiderohej një kërcënim serioz për banorët në zonat e Bergamos, Pordenones, Venecias dhe Udines.

Gjatë operacionit janë arrestuar të paktën katër persona, të gjithë me origjinë shqiptare, ndërsa hetimet dhe procedurat gjyqësore vijojnë. Gjyqtarja e hetimeve paraprake, Francesca Vortali, theksoi prirjen e tyre për aktivitet kriminal, duke marrë në shqyrtim kërkesat për masa sigurie të paraqitura nga zëvendësprokurorja Monica Carraturo.

Sipas autoriteteve, ndaj të dyshuarve u vendosën masa paraprake për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së përsëritjes së veprave penale. Ata akuzohen për një sërë shkeljesh, përfshirë vjedhje banesash, përvetësim mallrash të vjedhura, falsifikim targash dhe kundërshtim të forcave të rendit. Hetimet tregojnë gjithashtu lidhje të mundshme me rrjete të njohura kriminale, si dhe mungesë burimesh të ligjshme të të ardhurave.

Një nga personat nën hetim, Aldi Gjetani, rezulton të ketë qenë më parë nën masa sigurie për disa vjedhje të kryera në zonën e Friulit. Ai ishte shpallur në kërkim dhe u arrestua rastësisht pas një aksidenti rrugor në Lombardi, ndërsa ndaj tij kishte dy urdhër-arreste aktive. Përveç dënimit, ndaj tij është vendosur edhe dëbimi pas përfundimit të vuajtjes së dënimit.

Ndërkohë, një tjetër i dyshuar, Silvano Marku, ndodhet në paraburgim në Lodi për vepra të ngjashme. Gjatë marrjes në pyetje ai nuk ka dhënë shumë detaje, duke pretenduar se nuk i kujtohen qartë ngjarjet, megjithëse pranoi se kishte qenë në zonën e Friulit.

Sipas hetuesve, disa nga anëtarët e këtij grupi ishin përfshirë edhe më herët në një operacion në Lombardi në fund të vitit 2024, ku dyshohej se kishin kryer dhjetëra vjedhje në rajonin verilindor të Italisë, me dëme që arrijnë në rreth 181 mijë euro.

Po ashtu, hetimet kanë nxjerrë në pah edhe përdorimin e lëndëve narkotike nga disa prej të rinjve të përfshirë, të cilët dyshohet se konsumonin kokainë për të përballuar presionin dhe rrezikun gjatë kryerjes së vjedhjeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit