Në prag të ndeshjes gjysmëfinale të “play-off”-it për Kombëtaren e Kosovës kundër Sllovakisë, Bratislava po dridhet kuqezi.
Tifozët dardanë kanë mbushur rrugët e kryeqytetit sllovak, duke valëvitur flamujt kombëtarë dhe duke kënduar këngë patriotike me zë të lartë, duke treguar krenarinë dhe dashurinë e tyre të thellë për atdheun. Atmosfera është elektrizuese dhe e mbushur me emocion, një përshëndetje e zjarrtë për lojtarët para momentit vendimtar të ndeshjes.
Fitorja ndaj Kombëtares së Sllovakisë, që do të luhet sot në mbrëmje, mund të hapë rrugën e Kosovës drejt Kampionatit Botëror 2026 në ShBA, Kanada dhe Meksikë. Tifozët, të ardhur nga çdo cep i Evropës, po përçojnë energji dhe mbështetje pa kushte për Dardanët në këtë moment historik.
Ndeshja zhvillohet sot në orën 20:45!