“‘Më gjobit vetëm mua’, qytetari: I njëjti polic më ka vendosur mbi 10 gjoba”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.03.2026, 09:58

Një qytetar ka ngritur një shqetësim lidhur me vendosjen e përsëritur të gjobave, duke pretenduar se është penalizuar disa herë nga i njëjti efektiv policie.

Qytetari shprehet se i janë vendosur mbi 10 gjoba, të cilat, sipas tij, janë dhënë në mënyrë të përsëritur dhe jo të rregullt, “një ditë po, një ditë jo”. Ai shton se punon pranë një furre buke dhe e konsideron situatën të padrejtë dhe të pashpjegueshme.

Në denoncimin e tij, qytetari përmend edhe emrin e punonjësit të policisë që, sipas tij, i ka vendosur gjobat, duke kërkuar vëmendje dhe verifikim të rastit nga autoritetet përkatëse pasi sipas tij makinat e tjera të parkuara në të njëjtin vend s’gjobiten asnjëhere.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje jeta osh qef si jeni! Dua të tregoj këtë rastin është e habitur vetëm mua më vendosin gjobë kam mbi 10 gjoba nga i njënjti polic një ditë po një ditë jo un punoj ktu te furrë buke melisa. Emri i policit është Krenar Zenuni

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit