Lëndohet një punëtor në vendin e punës në Han të Elezit, ra nga lartësia

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.03.2026, 09:52

Një person ka pësuar lëndime ditën e djeshme në Han të Elezit. I njëjti ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar.

I njëjti është dërguar për tretman mjekësor qendrën emergjente në Ferizaj, dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile-jashtë rrezikut për jetë.

Rasti është duke u hetuar.

“Hani i Elezit / 25.03.2026 – 09:10. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime duke rënë nga një lartësi, derisa ishte duke kryer disa shërbime. Lidhur me rastin viktima është dërguar për tretman mjekësor qendrën emergjente në Ferizaj, dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile-jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore dhe inspektorët komunal kanë dalë në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin, ndërkohë që lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit