Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.03.2026, 09:20
Në prag të përballjes Shqipëri-Poloni, atmosfera patriotike ka shpërthyer edhe jashtë fushës. Në Varshavë, një restorant grek është “pushtuar” nga tifozë shqiptarë, të cilët kanë kënduar me pasion këngë patriotike si “Mora fjalë”, kushtuar legjendarit Adem Jasharit, duke krijuar një atmosferë emocionuese dhe plot krenari kombëtare në prag të sfidës.
Ndeshja do të zhvillohet sot, në orën 20:45, në stadiumin PGE Narodowy, ku pritet një mbështetje e zjarrtë për kuqezinjtë. Tifozët shqiptarë, të ardhur nga vende të ndryshme të Europës, kanë treguar edhe një herë se janë lojtari i 12-të i skuadrës, duke sjellë frymën e bashkimit dhe dashurisë për atdheun në çdo cep ku ndodhen.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR