Një qytetar ka ngritur shqetësimin për mosfunksionimin e disa shërbimeve në platformën online e-Albania, duke theksuar vështirësitë që po has në aplikimin për rinovimin e pasaportës.
Sipas denoncimit, ai prej 4-5 ditësh, ndërsa ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po përpiqet të aksesojë shërbimin për rinovimin e pasaportës, por pa sukses. Qytetari shprehet se sistemi nuk e lejon të hyjë dhe shërbimi rezulton i paaksesueshëm.
Ai shton se e ka provuar hyrjen si nga telefoni, ashtu edhe nga laptopi, por problemi vazhdon të jetë i njëjtë. Ndërkohë, sipas tij, disa shërbime të tjera në platformë, si ato që lidhen me leje për mjete lundruese, rezultojnë funksionale.
Qytetari kërkon që ky problem të marrë vëmendje, me shpresën që situata të zgjidhet sa më shpejt dhe shërbimi për rinovimin e pasaportës të rikthehet në funksion normal.
Denoncimi i qytetarit:
Vlla mundesh te na besh nje ripostim ksaj sepse kam 4-5 dit jetoj ne amerike qe provoj per rinovim pasaporte ne e albania dhe sme lejon qe te hy ska sherbim ndoshta na hapet. E kam provuar edbe ne laptop e telefon
Tjerat me posht per leje varke dhe sdi ca tjeter ishtie aty punonte kjo spunon ka 4 dit
