Pas Kuvendit, “Homeland Justice” hakeron Postën Shqiptare: Kemi të dhënat tuaja!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.03.2026, 08:30

Grupi i hakerave “Homeland Justice” ka kryer një tjetër sulm kibernetik ndaj institucioneve shqiptare, kësaj radhe ndaj sistemeve të Postës Shqiptare. Në një mesazh të publikuar në rrjetin “Telegram”, ata deklarojnë se kanë në zotërim të gjitha të dhënat e institucionit, duke hedhur akuza të rënda ndaj drejtuesve dhe duke i lidhur me struktura të huaja.

“Zyrtarët e korruptuar të Postës Shqiptare, të cilët i kanë dhënë autoritet të plotë Pedofilëve të Regjimit të Epstein dhe nuk kanë aspak liri veprimi dhe pavarësi, janë kthyer në shërbëtorë dhe skllevër të paguar për terroristët e Kampit Ashraf 3 për disa muaj me radhë”, thuhet në reagimin e tyre në Telegram.

Ky sulm vjen vetëm pak ditë pas sulmit ndaj faqes zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, i cili u pranua edhe nga vetë institucioni. Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, sulmi kishte si synim fshirjen e të dhënave dhe dëmtimin e sistemeve të brendshme, por infrastruktura kryesore nuk u prek, ndërsa puna vijoi normalisht.

Ndërkohë, tensionet për sulmet kibernetike janë rritur edhe në nivel ndërkombëtar. Shtetet e Bashkuara njoftuan më 20 mars se kanë ndërmarrë masa kundër infrastrukturës kibernetike të lidhur me Iranin, duke sekuestruar disa faqe që përdoreshin për publikimin e të dhënave të vjedhura dhe nxitje të dhunës. Këto zhvillime lidhen edhe me aktivitetet e mëparshme të “Homeland Justice”, i cili është akuzuar për sulme ndaj Shqipërisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit