Shqipërisë po i ikin të paktën një milion euro në ditë nga blerja e karburantit jashtë vendit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.03.2026, 07:55

Çmimet e larta të karburanteve në Shqipëri, të ndikuara kryesisht nga barra e rëndë fiskale, po nxisin qytetarët të furnizohen në vendet fqinje, ku nafta është ndjeshëm më e lirë. Kjo ka sjellë një zhvendosje të konsumit jashtë vendit, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme për ekonominë shqiptare, si në të ardhura fiskale ashtu edhe në dobësimin e tregut të brendshëm.

Sipas përllogaritjeve, shqiptarët shpenzojnë çdo vit qindra milionë euro për blerje karburanti jashtë vendit, ndërsa diferencat në çmime lidhen kryesisht me taksat më të larta që aplikohen në Shqipëri krahasuar me rajonin. Aktualisht, mbi gjysmën e çmimit të naftës në vend përbëhet nga taksat, duke e bërë atë dukshëm më të shtrenjtë se në Mal të Zi, Kosovë apo Maqedoninë e Veriut.

Sipas Monitor, nëse do të ulej barra fiskale, si për shembull përmes heqjes së taksës së qarkullimit, çmimi i naftës mund të binte ndjeshëm dhe konsumi të rritej me 25-30%. Kjo do të ndihmonte në rikthimin e konsumit brenda vendit dhe, pavarësisht uljes së taksave për litër, shteti do të arrinte të arkëtonte të ardhura pothuajse të njëjta falë rritjes së volumit të shitjeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit