Shqiptari ‘fundos’ shokun e dhomës, i vjedh 11 mijë € dhe i “investon” në lojëra fati

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.03.2026, 22:28

Policia e Kretës ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, i dyshuar për vjedhjen e rreth 11 mijë eurove nga një bashkëjetues i tij, me origjinë nga Egjipti.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në një banesë në zonën e Eloundës, ku shqiptari jetonte me dy shtetas egjiptianë. Përveçse ndanin të njëjtën shtëpi, ata punonin edhe bashkë në një kantier ndërtimi në zonë.

Njëri prej egjiptianëve denoncoi në polici se i mungonin rreth 11 mijë euro, të cilat i mbante të fshehura në banesë. Nga ana tjetër, edhe shqiptari deklaroi se i ishin marrë rreth 400 euro, duke pretenduar se bëhej fjalë për një vjedhje me dhunë, pasi dera ishte dëmtuar për të krijuar idenë e një grabitjeje.

Gjatë hetimeve, autoritetet zbuluan se shqiptari ishte kthyer në banesë në një moment të papritur, me justifikimin se kishte harruar diçka. Pamjet e kamerave të sigurisë ndihmuan në zbardhjen e ngjarjes, duke treguar se ai ishte autori i vjedhjes dhe jo një person i jashtëm.

Dyshohet se ai kishte vënë re vendin ku bashkëjetuesi fshihte paratë dhe ka përfituar nga rasti për t’i marrë. Policia arriti të rikuperojë rreth 8 mijë euro, të cilat iu kthyen pronarit, ndërsa vetë i arrestuari ka deklaruar se pjesën tjetër i kishte shpenzuar në lojëra fati.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit