Makina përfshihet nga flakët në Tiranë, kalimtarët e rastit veprojnë si heronj

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.03.2026, 21:16

Një ngjarje dramatike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të Tiranës, ku një automjet është përfshirë papritur nga flakët në mes të rrugës.

Sipas pamjeve të siguruara nga JOQ, bëhet fjalë për një makine e cila është parë të nxjerrë tym dhe flakë nga pjesa e motorit. Ngjarja ka shkaktuar panik të madh jo vetëm te drejtuesi i mjetit, por edhe te kalimtarët e rastit dhe makinat e tjera që udhëtonin në atë aks rrugor.

Në një situatë ku çdo sekondë kishte rëndësi, ajo që ka spikatur ishte reagimi i menjëhershëm i disa kalimtarëve. Ndërsa flakët rriteshin, disa persona janë afruar me guxim duke tentuar të shuajnë zjarrin me mjetet që kishin në dispozicion, kryesisht shishe me ujë.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar në njerëz nga ky incident, pasi drejtuesi i mjetit ka mundur të dalë në kohë. Megjithatë, mjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Shkaqet e sakta të përfshirjes së mjetit nga flakët nuk dihen ende, por dyshohet për një defekt teknik në sistemin elektrik apo në motor. Ky rast tregon edhe një herë rëndësinë e reagimit qytetar dhe solidaritetit në situata emergjente.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit