“Pas Kuvendit, hakerat e ‘Homeland Justice’ hakerojnë Postën Shqiptare”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 25.03.2026, 20:47

Vetëm pak ditë pas sulmit ndaj faqes zyrtare të Kuvendit, grupi i njohur i hakerëve “Homeland Justice” njofton se ka goditur edhe sistemet e Postës Shqiptare.

Sipas një mesazhi të publikuar në platformën Telegram, ky grup deklaron se ka siguruar akses të plotë në të dhënat e institucionit. Ata pretendojnë se disponojnë informacione të brendshme, pa dhënë ende detaje konkrete mbi përmbajtjen apo shkallën e dëmit.

Në reagimin e tyre, hakerët hedhin akuza të forta ndaj zyrtarëve të Postës Shqiptare, duke i lidhur me narrativa konspirative dhe duke përdorur gjuhë të ashpër propagandistike. Mesazhi përmend gjithashtu pretendime për lidhje me struktura të ndryshme ndërkombëtare, por pa prova të verifikuara.

Deri në këto momente, nuk ka një reagim zyrtar nga Posta Shqiptare apo institucionet përgjegjëse për sigurinë kibernetike në vend. atë për efekt presioni dhe propagande.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur Shqipëria ka qenë shpeshherë në shënjestër të sulmeve kibernetike, duke ngritur shqetësime serioze mbi mbrojtjen e sistemeve shtetërore dhe të dhënave sensitive.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit