Pas apelit për ndihmë të publikuar në JOQ Albania, është gjetur pa shenja jete 82-vjeçari i raportuar i humbur në zonën e Klos.
Shtetasi Esat Memi u lokalizua nga forcat e policisë pas disa orësh kërkimesh të zhvilluara si në terren.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i moshuari ka humbur jetën pasi ka rrëshqitur nga një shkëmb. Ndërkohë, autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Familjarët kanë deklaruar se 82-vjeçari ishte larguar nga banesa rreth orës 01:00 të natës dhe vuante nga skleroza.