Ndërkohë që vëmendja publike është përqendruar te lëvizjet e fundit politike të qeverisë, Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP), nën drejtimin e Linda bukuroshes ka përmbyllur një tjetër procedurë prokurimi me ortaken e mbesës së Berishës që ngre dyshime të forta për klientelizëm dhe mungesë të garës reale.
Bëhet fjalë për Lotin 2 të "Qarkullimit Ekstrakorporal" për llogari të spitalit "Shefqet Ndroqi". Shifrat janë marramendëse, por ajo që bie në sy është "Flamuri i Kuq" i vendosur mbi procedurë: Mungesë Konkurrence.
"BIOMETRIC ALBANIA" SHPK e oligarkut të shëndetësisë Artur Kadareja është shpallur fituese e gati gjysmë miliard lekë me TVSH në shkelje të ligjit.
Siç shihet nga të dhënat, në një tender me vlerë mbi 500 milionë lekë, ka marrë pjesë vetëm një operator. Kjo skemë, e njohur tashmë në prokurimet shqiptare, shmang garën dhe i lejon operatorit të fitojë me një vlerë shumë pranë fondit limit.
JOQ denoncon se ky nuk është një rast i izoluar. Pasi u raportua se pjesë e "tortës" së shëndetësisë u bënë emra të njohur si Vilma Nushi dhe Merita Sheqi në një tender të mëparshëm, radha për qokë nga drejtoresha e OBP i erdhi Artur Kadaresë.
Edhe pse procedura quhet "E hapur", pjesëmarrja e vetëm një kompanie tregon se kriteret mund të jenë "qepur" enkas për të përzgjedhurin e radhës. Kontrata ka një kohëzgjatje prej 24 muajsh, duke i siguruar kompanisë në fjalë një rrjedhë të qëndrueshme parash publike për dy vitet e ardhshme.
Ky dokument shërben si dëshmi e radhës se si taksat e shqiptarëve kanalizohen drejt një rrethi të ngushtë oligarkik derisa drejtoresha bukuroshe të japë llogari në SPAK për vjedhjet që i bën Buxhetit të Shtetit si seksere e Shëndetësisë në rrethet oligarkike, këtë rast për llogari të drejtoreshës së Shefqet Ndroqit Elisaveta Treskës.
Kjo e fundit është bashkëpunëtore e ngushtë me mbesën e Sali Berishës, Shpresa Breçanin.
Përveç kompleksit "Royal Hill" në periferi të Tiranës, Elisaveta Treska njihet në qarqet e biznesit edhe si pronare e një Bar-Restorant-Hoteli në zemër të Tiranës.
Më konkretisht, bëhet fjalë për një biznes të pozicionuar në një nga rrugicat më të lakmuara një rrugicë para asaj që njihet si "Rruga e Salës". Ky fakt shton dyshimet se emërimi i saj në një post kaq të rëndësishëm publik nuk është thjesht çështje meritokracie teknike, por produkt i balancave mes elitës ekonomike dhe politike.
